Szoboszlai: Jemi të aftë ta përmbysim situatën, “Anfield” do të ketë një ndikim të madh

Szoboszlai: Jemi të aftë ta përmbysim situatën, “Anfield” do të ketë një ndikim të madh

Dominik Szoboszlai foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Liverpool-PSG, sfidë që luhet në mbrëmje në “Anfield”. Hungarezi është i bindur se “reds” mund ta përmbysin humbjen 0-2 në Parc des Princes javën e kaluar. “Unë besoj fuqimisht se mund ta përmbysim rezultatin sepse e di se çfarë jemi të aftë të bëjmë dhe lojtarët që kemi. E kemi treguar mentalitetin e duhur disa herë dhe do të na duhet përsëri sot“, deklaroi Szoboszlai. “Anfield do të ketë një ndikim të madh sot, e kemi parë shumë herë këtë sezon, sezonin e mëparshëm dhe në të kaluarën. Nuk do të jenë vetëm 11 lojtarët ose zëvendësuesit që do të hyjnë në fushë, por i gjithë stadiumi“, shtoi hungarezi. Szoboszlai pranon se PSG...