Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

Surprizë në horizont për Kombëtaren, një emër i ri pritet në grumbullimin e Silvinjos

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë dy sfida miqësore në fillimin e muajit qershor. Fillimisht do të sfidojë Izraelin, më pas Luksemburgun. Klidman Lilo pritet të jetë risia e radhës nga trajneri Silvinjo, sipas raportimeve të fundit nga “Sport 24” në Greqi. Lilo fitoi së fundmi Kupën e Greqisë me OFI Kretën, ndërsa vendosi të festonte me flamurin e Shqipërisë. 23-vjeçari i lindur në Athinë ka luajtur vetëm në Greqi deri tani. Pasi regjistroi paraqitje me Shqipërinë U-20 dhe U-21, për të do të ishte hera e parë që grumbullohej me ekipin A. Lilo regjistron 14 paraqitje me OFI Kretën në Greqi gjatë këtij edicioni, ndërsa në tri prej tyre është mbajtur porta e paprekur. Pas Strakoshës dhe Pilos, do të ishte një tjetër lojtar...