Surprizë në “Allianz Stadium”, Juventus befasohet nga Verona në pjesën e parë (video)

Surprizë në “Allianz Stadium”, Juventus befasohet nga Verona në pjesën e parë (video)

3 Maj 2026 18:47 Telesport Juventus po përballet me Veronën në “Allianz Stadium”, ku pjesa e parë është mbyllur 0-1 për miqtë. Sfidë e vlefshme për javën e 35-të në Serie A. Për bardhezinjtë është shumë e rëndësishme fitorja, pasi janë në garë për një vend për në Champions League. Ndërkohë që Verona dihet tashmë që do të luajë në Serie B në sezonin e ardhshëm. Pritej të ishte një ndeshje e lehtë për bardhezinjtë, por fusha deri tani ka treguar të kundërtën. Në minutën e 26-të, Juventus iu afrua golit të avantazhit, por goditja me kokë e Gleison Bremer u ndal në traversë. Në minutën e 34-të u zhbllokua sfida, pas një gafë të Bremer dhe asistit të Domagoj Bradaric ishte Kieron Boëie, ai...