Surpriza/ Bajerni i zgjat kontratën Kompani edhe për 3 vjet

Surpriza/ Bajerni i zgjat kontratën Kompani edhe për 3 vjet

Presidenti i Bajern Munihut, Herbert Hainer, ka përjashtuar çdo mundësi që Vincent Kompani të largohet nga klubi, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me Mançester Sitin. Ai e ka cilësuar trajnerin belg si “të pashitshëm” dhe ka vlerësuar ndikimin e tij të madh në klub. Kompani është përfolur për një rikthim të mundshëm te Mançester Siti, në një kohë kur e ardhmja afatgjatë e Pep Guardiolës atje vazhdon të jetë temë diskutimi. Megjithatë, Bajerni e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë qëllim ta lejojë trajnerin të largohet. Hainer i hodhi poshtë zërat se belgu mund të tundohet nga një rikthim në Angli. Kompani ka kontratë me Bajernin deri në vitin 2029, gjë që i jep klubit siguri për projektin afatgjatë. Ish-trajneri i Bërnlit...