ANALIZA / Juventusi bind ndaj Chelsea. Mbrojtja perfekte, shkëlqen Zhegrova dhe rikthehet Yildiz

ANALIZA / Juventusi bind ndaj Chelsea. Mbrojtja perfekte, shkëlqen Zhegrova dhe rikthehet Yildiz

6 Gusht 2026 10:51 Alfred Lleshi Juventusi mori sinjale pozitive nga miqësorja ndaj Chelsea, ku u dallua mbi të gjitha soliditeti defensiv. Bardhezinjtë kanë zhvilluar 4 ndeshje përgatitore pa humbje (3 fitore dhe 1 barazim) dhe ende nuk kanë pësuar gol, një tregues i rëndësishëm për projektin e Luciano Spallettit. Trajneri kërkon një skuadër të fortë në mbrojtje dhe kjo u pa edhe ndaj anglezëve. Di Gregorio dhe Perin ruajtën portën të paprekur, ndërsa Kalulu, Kelly, Gatti, Celik dhe më pas Bremer dhanë garanci. Mbrojtësi brazilian tregoi edhe një herë grintën e tij me ndërhyrjen ndaj Essugos në fund. Man Of The Match 🔝#ChelseaJuve [0-1] pic.twitter.com/zLVivNKKcY — JuventusFC (@juventusfc) August 5, 2026 Kenan Yildiz ishte një nga protagonistët kryesorë. Pas rikuperimit nga tendinopatia e gjurit,...