Superliga: Besëlidhja mund Tiranën edhe në finalen e dytë, një fitore larg titullit kampion

Superliga: Besëlidhja mund Tiranën edhe në finalen e dytë, një fitore larg titullit kampion

Besëlidhja fitoi 90-77 ndaj Tiranës në finalen e dytë play off të Superligës në basketboll për meshkuj. Tashmë lezhjanët udhëheqin 2-0 serinë dhe janë një fitore larg titullit kampion. Në ndeshjen e luajtur në “Feti Borova”, skuadra lezhjane u tregua më e durueshme, duke bërë diferencën në periodën e tretë. Tirana rezistoi vetëm 20 minuta dhe më pas u dorëzua pa kushte. Pjesa e parë u mbyll 47-46 në favor të Besëlidhjes, që në çerekun e tretë shkëputet 67-55, diferencë që e mbrojti deri në fund. Përpjekjet e bardhebluve në 10-minutëshin e fundit nuk janë rezultat. Kështu, lezhjanët fitojnë 90-77 dhe do të synojnë të ngrenë lart trofeun sfidën e radhës. Massie realizoi 25 pikë për Tiranën por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa te...