Sulmuesi/ Kristiano Ronaldo merr vendim, tërhiqet në shtator nga Portugalia
Kupa e Botës 2026 mund të jetë e fundit për dy prej legjendave të këtij sporti, ndër më të mirët e historisë së futbollit, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldon. Vetë ata e kanë paralajmëruar tërheqjen, por ende nuk e kanë bërë fakt zyrtar. E thënë ndryshe, një epokë historike e futbollit botëror duket se po shkon drejt fundit. Sipas raportimeve të fundit, Kristiano Ronaldo pritet t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren portugeze pas ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Uellsit, e programuar për më 24 shtator. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Hoze Alvalade” të Sportingut në Lisbonë, pikërisht aty ku nisi rrugëtimin e tij drejt futbollit elitar. Për këtë arsye, gjithçka duket se është menduar që lamtumira e një prej futbollistëve më...
Burimi:
sot.com.al