Stiven Shpendi përfundon në “radarët” e Kaljarit, pengesë çmimi i lartë financiar

Stiven Shpendi përfundon në “radarët” e Kaljarit, pengesë çmimi i lartë financiar

Adriatik BALLA Merkato po ecën me ritme të larta nga klubet europiane, përfshi dhe ato italiane ku luan një kontigjent i madh dhe i rëndësishëm i futbollistëve shqiptarë. Ndërkohë, mësojmë se Stiven Shpendi vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës në Itali. Sulmuesi shqiptar i Empolit ka përfunduar prej kohësh në radarët e Kaljarit, që synon të përforcojë repartin ofensiv për sezonin e ri në Serie A. Megjithatë, dëshira e klubit sard për ta transferuar 23-vjeçarin po përballet me një pengesë të madhe, pasi Empoli ka një kërkesë të lartë financiare. Drejtuesit e Kaljarit e konsiderojnë Shpendin si një profil ideal për projektin e tyre. Për më tepër, situata fizike e Andrea Belotit ka shtyrë klubin të kërkojë një...