Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen e madhe të Kupës së Botës
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar këtë mbrëmje. Skuadra e drejtuar nga Luis De la Fuente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabal që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin. Në minutën e 58, Spanja realizoi edhe golin e sigurisë. Pas një kombinimi perfekt mes Pedro Porro dhe Dani Olmo, ishte mbrojtësi i krahut që gjeti golin. Përveç...
Burimi:
vizionplus.tv