Spanja fiton Kupën e Botës me një gol në kohën shtesë, Argjentina dhe Mesi nuk lënë gjurmë në finale
Adriatik BALLA Spanja ëshhtë kampione e botës. Ajo mundi mbrëmë Argjentinën në finale dramatike të luajtur në Nju Xhersi, 1-0, pas 120 minutash lojë. Ndeshja e mbrëmshme finale midis Argjentinës dhe Spanjës, e luajtur në Nju Xhersi, në prani të 80663 spektatorëve, ishte sa fizike aq dhe taktike, me dominim dhe fitore të Spanjës 1-0, e cila e meritoi plotësisht trofeun. Duhet theksuar se ndeshja u parapri nga një spektakël me prani të disa artistëve të mëdhenj, përfshi dhe aktorin hollivudian Tom kruise. Për të sjellë trofeun e Kupës së Botës në mjediset e stadiumit u zgjodhën ta shoqëronin dy ish-futbollistë, për Spanjën Andres Iniesta (fitues i Botërorit 2010) dhe për Argjentinën kampioni i botës në vitin 1978, Mario Kempes. Në ndeshje asistuan krerët e...
Burimi:
sot.com.al