“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal: Franca nuk është më e fortë se ne

Sulmuesi i kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka deklaruar se ndodhet në gjendje të mirë fizike dhe është gati për ndeshjen e 1/16-ve të finales së Botërorit ndaj Austrisë, që luhet nesër në orën 21:00. Në një intervistë për Cadena COPE, talenti i Barcelonës tha se është pranë formës maksimale dhe i gatshëm për të luajtur 90 minuta. “Jam shumë mirë, me shumë dëshirë dhe entuziazëm. Jam rreth 80–90% i gatshëm dhe gati për 90 minuta kundër Austrisë”, u shpreh Yamal. Ai u tregua gjithashtu shumë optimist për ecurinë e Spanjës në turne, duke deklaruar se skuadra e tij mund të shkojë deri në fund. “Jemi plot shpresë dhe besoj se do ta fitojmë Botërorin”, tha ai. Yamal komentoi edhe kritikat për paraqitjet e Spanjës,...