Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e Europës në Budapest, sulmi më i mirë kundër mbrojtjes perfekte

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e Europës në Budapest, sulmi më i mirë kundër mbrojtjes perfekte

Uefa Champions League do të njohë sonte fituesin e këtij edicioni, skuadrën më të mirë të Europës, e cila do të dalë nga çifti Paris Saint-Germain vs Arsenal. Fituesit në fuqi të trofeut më të madh përballë londinezëve që rikthehen për herë të dytë në finale pas plot 20 vitesh, kur atëherë mundeshin nga Barcelona. Sulmi më i mirë….francezët e 44 golave në këtë sezon, përballë mbrojtjes më të fortë…vetëm 6 gola të pësuar në 14 ndeshje…supersfida e orës 18:00 në Budapest do të jetë një luftë e vërtetë  sportive. Parisienët  në letër jepen për favoritë. Ata janë duke kaluar një periudhë magjike. Janë dominues absolut prej vitesh të futbollit kombëtar, ndërsa në Europë e kurorëzuan suksesin e  tyre në edicionin e kaluar kur mundën...