Solbakken i papërmbajtshëm; godet me grushte dhe shkelma kamerën në dhomat e zhveshjes (video)
Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, festoi në mënyrë të pazakontë kualifikimin e ekipit të tij në fazën e 1/16-ve të Botërorit. Pas fitores ndaj Senegalit, ai fillimisht puthi bashkëshorten në tribunë dhe më pas u drejtua me vrull drejt dhomave të zhveshjes për të folur me lojtarët. Pamjet u bënë “virale”. Solbakken ndaloi muzikën që lojtarët kishin vendosur për festë dhe nisi fjalimin e tij: “Qetësi, djema! Kjo është ndeshja më e madhe në historinë e futbollit norvegjez”. Menjëherë pas kësaj, ai goditi me grusht kamerën që po filmonte momentin, duke habitur futbollistët. Trajneri vazhdoi duke përgëzuar skuadrën për paraqitjen kundër Senegalit, ndërsa më vonë i dha edhe një shkelm kamerës, duke bërë që operatori të humbiste për pak çaste kontrollin e saj. Fillimisht lojtarët...
Burimi:
telesport.al