Skena të shëmtuara dhune në derbin Partizani–Tirana U-18, finalja mbyllet me përleshje

Skena të shëmtuara dhune në derbin Partizani–Tirana U-18, finalja mbyllet me përleshje

Një shfaqje e shëmtuar ishte ajo që mbylli finalen e të rinjve të kryeqytetit në “Arenën e Demave”, e cila u përfshi nga skena të rënda dhune pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës U-18, duke kaluar në plan të dytë vetë qëllimin kryesor të pjesëmarrjes, futbollin. Më herët gjatë ndeshjes ishin akorduar tre kartonë të kuq, dy për Partizanin dhe një për Tiranën, çka kishte rritur tensionin në fushë. Konflikti shpërtheu pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit dhe degradoi shpejt në përplasje fizike mes futbollistëve. Situata doli më pas plotësisht jashtë kontrollit, pasi në fushë hynë edhe tifozët, ndërsa dhuna u përshkallëzua me goditje dhe përplasje të forta. Forcat e policisë të pranishme në stadium, të cilat së bashku me punonjësit e sigurisë u përpoqën të...