Skandali/ Manipulimi dhe llogaria në ndeshjen e Botërorit, komedia vjen në barazimin Algjeri-Austri

Skandali/ Manipulimi dhe llogaria në ndeshjen e Botërorit, komedia vjen në barazimin Algjeri-Austri

Ajo që ndodhi në ndeshjen Algjeri-Austri ishte padyshim një komedi e madhe. Pritej që ky takim të përfundonte në barazim ashtu si Australi-Paraguai dhe Japoni-Suedi, ndërsa gjithcka shkoi sipas planit, 3-3, vetëm se këtë herë skenari ishte shumë i cmendur. Pasi rezultati ishte 2-2, nga minuta e 85 deri në minutën e 92, lojtarët e Algjerisë po pasonin thuajse pa ndërprerje në mesfushë. Lojtarët e Austrisë nuk po hynin në presing për të marrë topin duke kërkuar mbylljen e ndeshjes përpara kohe, për të respektuar marrëveshjen në heshtje.Pas 110 pasimeve radhazi në mesfushë, në minutën e 92, një prej lojtarëve të Algjerisë e jep dhe një pasim për në zonën e Austrisë dhe Mahrez e gjen veten cuditërisht para portës kundërshtare, duke shënuar. Dhe kur...