Sinner dhe Sabalanka kualifikohen në raundin e dytë të Roland Garros, eliminohet Medvedev

Sinner dhe Sabalanka kualifikohen në raundin e dytë të Roland Garros, eliminohet Medvedev

27 Maj 2026 8:30 Telesport Eshtë mbyllur raundi i parë i grand slam-it të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që po zhvillohet në Paris. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Clement Tabur. Në raundin e dytë avancon edhe kanadezi Felix Auger-Aliassime si dhe italiani tjetër Luciano Darderi, por u eliminua rusi Daniil Medvedev. Surprizë tërheqja nga gara e britanikut Cameron Norrie, që u dëmtua në setin e dytë. Zhgënjen edhe kanadezi Denis Shapovalov, ndërsa kualifikohet greku Stefanos Tsitsipas. Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 ndaj Jessica Maneiro. Kualifikohen edhe tenistja spanjolle Emma Navarro si dhe ajo greke Maria Sakkari. Vuan disi por kualifikohet edhe japonezja Naomi Osaka, ndërkohë që...