Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

Tensione në FIFA, këshilltari i afërt i Infantinos jep dorëheqjen

‘Turbulencat’ në FIFA po marrin përmasa edhe më të mëdha. Carlos Cordeiro, një nga këshilltarët më të afërt të presidentit Gianni Infantino, ka dhënë dorëheqjen në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të diskutueshme të qeverisë së futbollit botëror për shitjen e aksioneve të garave të FIFA-s tek investitorët privatë. Sipas gazetarit Ben Jacobs, i cili i referohet talkSPORT, presidenti i FIFA-s po humbet mbështetjen edhe brenda rrethit të tij më të ngushtë të bashkëpunëtorëve, ndërsa kundërshtimet ndaj projektit vazhdojnë të shtohen. Cordeiro, ish-president i Federatës Amerikane të Futbollit dhe ish-bankier, u distancua publikisht nga iniciativa, duke e cilësuar atë të dëmshme për të ardhmen e futbollit. “Si këshilltar i lartë i presidentit të FIFA-s, një ish-bankier dhe një tifoz i përjetshëm i futbollit, nuk mund të...