Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Shuhet një emër i madh i futbollit librazhdas, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Sporti librazhdas është në zi. Mbrëmjen e kësaj të mërkure është ndarë nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, Besnik Çota, ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit të Librazhdit, një prej figurave më të respektuara në historinë e klubit. Besnik Çota ndërroi jetë në një spital në Tiranë, ku po merrte trajtim mjekësor. Prej vitesh ai përballej me një sëmundje të rëndë dhe kishte kaluar një periudhë të gjatë nën trajtim me dializë, duke luftuar me shumë forcë dhe dinjitet. Lajmi i hidhur ka tronditur familjarët, miqtë, ish-bashkëlojtarët, sportdashësit dhe gjithë komunitetin e Librazhdit, ku Çota gëzonte respekt të jashtëzakonshëm si sportist dhe si njeri. Besnik Çota ishte një nga futbollistët më të spikatur që ka nxjerrë Sopoti i Librazhdit. Ai u dallua si një mesfushor...