Shqipëria nuk ia del dot mbanë, humbet 3-1 ndaj Austrisë në sfidën e Ligës Europiane të Volejbollit
19 Qershor 2026 18:22 Telesport Kombëtarja e femrave në volejboll u mund të premten pasdite 3-1 nga Austria, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit). Ndeshjet e këtij raundi po luhen në mjediset e sallës sportive “Feti Borova” në kryeqytet, ku merr pjesë edhe Suedia, që sot ishte pushim. Ndeshja e sotme zgjati gati 2 orë e 20 minuta dhe Shqipëria fitoi vetëm një set, i pari në këtë turne. Gjithsesi, kjo nuk mjaftoi që vajzat kuqezi të korrin fitoren e parë në këtë raund edhe pse luajtën mirë në tri setet e para (25-23, 23-25, 28-26, 25-15). Loja në setin e katërt ra ndjeshëm dhe Austria e meritoi fitoren. Mjaft delikat seti i tretë dhe...
Burimi:
telesport.al