Shorti i UEFA-s, skuadrat shqiptare mësojnë rivalët e raundit të dytë
Adriatik BALLA Ekipet shqiptare që luajnë në kompeticionet e UEFA-s do ta nisin nga raundi i parë paraeliminator, ku vetëm Egnatia ka shansin të luajë në Champions League si kampione e Shqipërisë, kurse tri skuadrat e tjera, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani do të luajnë në Conference League. Theksojmë se shorti për raundin e parë u hodh ditën e martë, kurse dje u hodh shorti për raundin e dytë, kuptohet, për fituesit që ia dalin ta kapërcejnë me sukses raundin e parë. Për skuadrat tona ka interes edhe shorti i raundit të dytë, sepse në shortin e parë goglat përgjithësisht ishin shpresëdhënëse për shqiptarët. Duke mësuar rivalët edhe në raundin e dytë mund të llogariten më mirë mundësitë e ekipeve tona në këtë fazë paraeliminatore kualifikuese....
Burimi:
sot.com.al