Sherri tregon emocionet e debutimit si titullar kuqezi: Ndjesi e jashtëzakonshme, sikur të ecin këmbët vetë…
Portieri Alen Sherri foli me emocione pas paraqitjes së tij ndaj Izraelit, duke theksuar krenarinë për debutimin si titullar me fanellën kuqezi dhe zhgënjimin për rezultatin final (humbjen 1-0). “Gardiani” shqiptar u ndal te ndjesitë e veçanta që të jep kombëtarja, por edhe mbështetja e familjes së tij në këtë moment të rëndësishëm: “Të them të drejtën, duke marrë parasysh situatën tek ekipi, që jam aktivizuar shumë pak, nuk e prisja të luaja titullar. U mundova të jap maksimumin. Nuk ke nevojë për motivim, kur luan për kombëtaren. Unë e provova për herë të parë sonte. Kur luan me kombëtaren është ndjesi e bukur, të ecin këmbët vetë, hidhesh vetë, është ndjesi komplet tjetër. Më vjen mirë për paraqitjen, por shumë keq për rezultatin. Duke...
Burimi:
telesport.al