Shefiti, një shqiptar që po shkëlqen në Dubai

Shefiti, një shqiptar që po shkëlqen në Dubai

Shefit Shefiti, shqiptari që “pushton” Emiratet Arabe. Jo si sipërmarrës, jo si biznesmen, por si futbollist. Këtë sezon në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe luajtën Rey Manaj për pak muaj, si dhe Feta Fetai. Asnjë prej tyre nuk la gjurmë, kampionati i atjeshëm nuk është aq i lehtë sa mendohet. Ndërkaq, një tjetër shqiptar ia ka dalë mbanë dhe po shkëlqen. Bëhet fjalë për Shefit Shefitin, sulmuesin 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka luajtur edhe me Shqipërinë U21 vite më parë. Shefiti e mbylli pjesën e parë të sezonit me 11 gola në 12 ndeshje, shënuesi më i mirë në kampionatin maqedonas, ndaj në janar mori një ofertë të shkëlqyer nga Hatta, klub i Dubait, që ishte i pesti në Divizionin e...