Vlahovic, një gol për rinovimin, por Juventusit i duhet një sulmues i një niveli shumë më të lartë
‘I kënaqur për golin, por rezultati nuk na përfaqëson. Kthehemi të punojmë më shumë se më parë. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme’-ky është mesazhi i Dusan Vlahovic në rrjetet sociale pas barazimit zhgënjyes me Veronën dhe që pasqyron një Juventus të ndarë mes të tashmes dhe të ardhmes. Ka shumë në lojë, duke nisur nga të ardhurat e garantuara nga kualifikimi në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Por është edhe një rinovim kontrate, ai i sulmuesit serb që çdo ditë tregon nga një histori të re. Tifozët bardhezinj kanë vendosur; po të ishte për ta, Vlahovic do të duhet të jetë qendësulmuesi titullar i skuadrës edhe sezonin e ardhshëm. Në Torino e kanë vënë rë ketë, por ende nuk ka një marrëveshje. Fajin...
Burimi:
top-channel.tv