VIDEO/ Skandali Rocchi: “Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interit, del video, ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti
Në hetimin e Prokurorisë Publike të Milanos, Gianluca Rocchi akuzohet për mashtrim sportiv lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve të favorizuar nga Interi për ndeshje të caktuara. Njoftimi i hetimit, i shqyrtuar nga agjencia “Agi”, rendit tri akuza kryesore. Njëra prej tyre thotë se Rocchi, “në cilësinë e përcaktuesit të gjyqtarëve të AIA-s, në bashkëpunim me disa persona të tjerë në stadiumin ‘San Siro’ gjatë një ndeshjeje të Kupës së Italisë, ‘rregulloi’ emërimin e Andrea Colombos si arbitër të ndeshjes së Serisë A, Bolonja-Inter (20 prill 2025), si një gjyqtar i favorizuar nga skuadra mikpritëse, Interi, e angazhuar në garën për titullin kampion (Scudetto) në fazat e fundit të sezonit futbollistik”. Akuza e dytë zgjeron fushëveprimin e hetimeve. Rocchi, shkruan prokurori, “si përcaktues i arbitrave, duke...
Burimi:
top-channel.tv