Video/ Pas kampionatit vjen dhe Kupa, Interi mund Lazion në “Olimpico” dhe kompleton ‘Dopietën’ italiane
Interi ka fituar Kupën e Italisë për sezonin 2025/26, duke kompletuar kështu një sezon fantastik pas triumfit edhe në kampionat me titullin e 21-të në histori. Zikaltrit mposhtën me rezultatin 2-0 Lazio në finalen e zhvilluar në stadiumin Stadio Olimpico, duke ngritur trofeun për herë të dhjetë. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu zhbllokoi sfidën që në minutën e 14-të, kur pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Federico Dimarco, mbrojtësi Adam Marušić devijoi topin në portën e tij. Avantazhi i zikaltërve u dyfishua në minutën e 35-të. Një gabim i Nuno Tavares u shfrytëzua nga Denzel Dumfries, i cili shërbeu për Lautaro Martínez dhe kapiteni argjentinas e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë për 2-0. Në pjesën e dytë, Lazio tentoi të reagonte me...
Burimi:
top-channel.tv