Vështirësohet terreni për Alisson, Juventusi hedh sytë nga portieri i Gjermanisë
Juventusi vijon kërkimet në merkato për një portier të ri, ndërsa pista kryesore mbetet braziliani Alisson Becker. Megjithatë, transferimi i gardianit të Liverpoolit po duket gjithnjë e më i vështirë, pasi klubi anglez nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga ish-portieri i Romës. Për këtë arsye, drejtuesit bardhezi kanë nisur të shqyrtojnë alternativa të tjera për repartin e portës. Mes emrave të përfolur ishte edhe gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili, por në orët e fundit ka fituar terren pista që çon drejt Gjermanisë. Objektivi i ri i Juventusit raportohet të jetë Alexander Nübel, portieri në pronësi të Bayern Munich, i cili sezonin e fundit shkëlqeu gjatë huazimit te Stuttgart. Gardiani gjerman, i lindur në vitin 1996, shihet si një profil i gatshëm për të bërë hapin...
Burimi:
top-channel.tv