Tronditet “Allianz Stadium”, Fiorentina gjunjëzon Juventusin dhe e nxjerr jashtë Champions-it
Juventusi pësoi sot një nga humbjet më të dhimbshme të sezonit, duke u mposhtur nga Fiorentina me rezultatin 0–2 në “Allianz Stadium”. Kjo ndeshje e javës së 37-të të Serie A e la “Zonjën e Vjetër” në vendin e gjashtë të tabelës me 68 pikë, dy pozicione poshtë zonës së Champions League, e ndarë nga Roma dhe Como vetëm prej diferencës së golave. Humbja vjen në një moment kur çdo pikë kishte peshën e arit. Juventusi zbriti në fushë me detyrimin moral për të fituar, por Fiorentina tregoi cilësi dhe vendosmëri, duke shënuar dy herë dhe duke e lënë pa përgjigje stafin teknik dhe lojtarët torinezë gjatë gjithë 90 minutave. Ky rezultat pasqyron një sezon plot luhatje për skuadrën e Tudor-it dhe për tifozët, të...
Burimi:
top-channel.tv