Thellohet skandali i gjyqtarëve në Itali, në VAR jepeshin sinjale me trokitje dhe kode sekrete për vendimet e dyshimta

Thellohet skandali i gjyqtarëve në Itali, në VAR jepeshin sinjale me trokitje dhe kode sekrete për vendimet e dyshimta

‘Trokitje’ dhe jo vetëm. Në sallën VAR ndodhte pak nga të gjitha gjatë ndeshjeve në futbollin italian. Së fundmi, mësohet se ka pasur një lloj kodi sekret, një metodë që përfshinte gjeste dhe sinjale për t’iu bërë sugjerime arbitrave në sallën VAR si të silleshin në raste të caktuara. Sipas asaj që publikohet te ‘La Repubblica’, dikush e përkufizonte këtë kod me termin “Gioca Jouer” duke iu referuar këngës së famshme të Claudio Cecchetto. Kështu një dorë e ngritur lart do të thoshte ‘mos ndërhy’, grushti i mbyllur do të thoshte ‘është e nevojshme që të ndërhyhet’. Praktikisht Rocchi drejtonte sallën VAR, edhe pse sipas rregullores nuk mund ta bënte një gjë të tillë si ‘i jashtëm’.  E gjithë kjo del nga një prej akuzave...