“Tërmeti” në Serinë A, reagon arbitri që denoncoi skandalin: Kush plagos me shpatë, nga shpata do të vdesë…

“Tërmeti” në Serinë A, reagon arbitri që denoncoi skandalin: Kush plagos me shpatë, nga shpata do të vdesë…

Domenico Rocca është në qendër të vëmendjes. Në orët e fundit, emri i ish-gjyqtarit anësor është bërë shumë i popullarizuar në lidhje me hetimin ndaj shefit të arbitrave italianë, Gianluca Rocchit për bashkëpunim në mashtrime sportive. Hetimi nga Prokuroria e Milanos thuhet se ka rrjedhur nga ankesa që Rocca, rreth një vit më parë, i dërgoi Komisionit Kombëtar të Arbitrimit për të raportuar parregullsi serioze në menaxhimin e Rocchit. Një letër e detajuar me shumë akuza dhe episode e dërguar pasi, në fund të sezonit të kaluar, emri i Roccas u shfaq midis listës së 14 asistentëve të shkarkuar pa ndonjë shpjegim specifik nga zyrtarët e arbitrimit.Pasi prokuroria italiane njoftii zyrtarisht hetimin, Rocca ka reaguar publikisht me një postim: “Kush me shpatë plagos, nga shpata...