Tension te Milani/ Tare përplaset me Furlanin për Levwandowskin, Allegri në krah të drejtorit shqiptar

Tension te Milani/ Tare përplaset me Furlanin për Levwandowskin, Allegri në krah të drejtorit shqiptar

Robert Lewandowski po bëhet qendra e debatit në Milan, ndërsa sulmuesi polak pritet të largohet nga Barcelona si lojtar me parametrat “zero” këtë verë. Klubi kuqezi është futur fuqishëm në garë me Juventusin, por brenda Milanit po lind një përplasje e brendshme për mundësinë e transferimit. Drejtori sportiv, Igli Tare, e sheh Lewandowskin si një mundësi të shkëlqyer për të forcuar sulmin, duke nisur edhe kontaktet me agjentin Pini Zahavi. Sidoqoftë, administratori i deleguar, Giorgio Furlani, është skeptik për nënshkrimin e kontratës me një 38-vjeçar, duke preferuar një lojtar më të ri dhe më ekonomik, në përputhje me politikën e klubit për pagat. Sipas burimeve të mediave italiane, Max Allegri, i lidhur me një rikthim në Milan, ka mbështetur qëndrimin e Tares, duke e konsideruar...