Skandal me eskortat në Serie A, festa në Milano, dhjetëra futbollistë të përfshirë
Një kompani e Cinisello Balsamo ka përfunduar në qendër të hetimeve nga Prokuroria e Milanos me akuzën e favorizimit e shfrytëzimit të prostitucionit dhe pastrimit të parave. Kjo kompani organizonte festa prej mijëra eurosh dhe në paketat e saj përfshiheshin edhe vajza. Mësohet se mes klientëve të kësaj kompanie janë edhe disa futbollistë të Serie A, të cilëve sipas asaj që zbulohet nga hetimet, iu ofroheshin ‘shërbime për pas ndeshjes’ që përfshinin një paketë të plotë; mbrëmje në lokal, hotel dhe eskortë, mbrëmje këto që kushtonin mijëra euro. Gjyqtarja Chiara Valori nënshkroi 4 urdhra arresti shtëpiak kundrejt një organizate që sipas hetimeve ka kryer një aktivitet për shfrytëzimn dhe favorizimin e prostitucionit për pastrim parash. Hetimet e kryesa nga një Njësi e Policisë Ekonomike Financiare...
Burimi:
top-channel.tv