“Shuplakë” për Milanin! Kampionët e rinj të Europës i rrëmbejnë Andoni Iraolën gjigantëve italianë
Crystal Palace shënoi mbrëmë një moment historik, duke fituar UEFA Conference League për herë të parë në historinë e klubit. Skuadra nga jugu i Londrës mposhti spanjollët e Rayo Vallecano-s me rezultatin 1-0 në finalen e zhvilluar në Lajpcig, ku Jean-Philippe Mateta realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 51-të. Ky ishte kapitulli i fundit i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Oliver Glasner. Tekniku austriak, pas fitimit historik të “FA Cup” dhe “Community Shield”, po largohet nga klubi duke lënë pas periudhën më të suksesshme në historinë e “Shqiponjave”. Tani, sytë e të gjithëve janë kthyer nga e ardhmja. Sipas burimeve të besueshme, Andoni Iraola është kandidati kryesor i Crystal Palace për të zëvendësuar Glasner-in dhe drejtuesit po bëjnë gjithçka të mundur...
Burimi:
top-channel.tv