Shtyhet derbi mes Romës dhe Lazios, Liga kundërshton vendimin: Ndikon edhe te ndeshjet e tjera

Shtyhet derbi mes Romës dhe Lazios, Liga kundërshton vendimin: Ndikon edhe te ndeshjet e tjera

Prefektura e Romës njoftoi se derbi Roma-Lazio do të zhvillohet të hënën, më 18 maj, në orën 20:45, duke u bazuar në shqetësimet për rendin publik dhe përballjen me turneun ndërkombëtar të tenisit Internazionali BNL d’Italia në Foro Italico. Ky vendim vjen pas komenteve dhe kundërshtimeve të Lega Serie A, e cila e konsideron shtyrjen e ndeshjes si problematike për rregullsinë e kampionatit dhe për organizimin e ndeshjeve të javës së 37-të. Liga ka theksuar se shtyrja e derbit do të ndikojë në katër ndeshje të tjera që do të luhen njëkohësisht dhe do të krijojë vështirësi logjistike dhe ekonomike për tifozët, klubet dhe transmetuesit televizivë. Lega Serie A u shpreh: “Dispozita e prefektit është në kundërshtim me rregulloret e kampionatit dhe nuk merr parasysh...