Serie A/ Vendosin Malen dhe El Aynaoui, Roma merr një fitore të rëndësishme në Bologna
Në mes turbullirave të shkaktuara pas përplasjes mes Gian Piero Gasperinit dhe Claudio Ranierit që sollën largimin e këtij të fundit, Roma mori një fitore të rëndësishme në Serie A. Në Dall’Ara, skuadra verdhe kuqe mposhti Bolognan me rezultatin 2-0 teksa është në garë për një vend në zonën Champions. Në pjesën e parë Roma ishte dominuese në fushën e lojës teksa e mbylli atë me rezultatin 2-0. Verdhekuqtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit në këtë përballje, që në minutën e 7 me Malen që mbylli me sukses një kundërsulm duke shënuar pas një asisti të El Aynaoui. Në fundin e pjesës së parë Roma shënoi edhe golin e dytë, dhe këtë radhë ai që shënoi ishte pikërisht El Aynaoui që u shërbye...
Burimi:
top-channel.tv