Serie A/ Tronditet Milani, kuqezinjtë munden në ndeshjen e fundit nga Cagliari dhe mbeten jashtë Champions-it. Vendin ia zë Como e Fabregasit
Milani është jashtë Championsit sezonin e ardhshëm, kjo pas disfatës trurpëruese 1-2 nga Cagliari në ndeshjen e fundit të kampionatit. Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ të sfidës me anë të Saelemaekers, por gjithçka u barazua nga Borrelli në minutën e 20’. Ekipi i Allegrit do ta siguronte Champions-in edhe me një pikë, por në të 57’, “Djalli” u shtang nga Juan Rodriguez. Një sezon krejt për t’u harruar ky për Milanin, i cili dy muaj më parë ishte pretendent për titullin kampion, ndërsa sezonin e ardhshëm do e shohë veten të luajë në Europa League. Vendin në Champions, kuqezinjve ia zuri Como e Fabregasit, që bëri detyrën përballë Cremoneses,...
Burimi:
top-channel.tv