Serie A/ Nico Paz nuk i mjafton Como-s, Sassuolo e mund, Fabio Grosso i bën nder Juventusit
Java e 33 e Serie A italiane nisi me fitoren e Sassuolos ndaj Comos. Në Mapei Stadium të besuarit e Fabio Grossos iu imponuan skuadrës së Cesc Fabregas duke e mundur me rezultatin 2-1 dhe duke e zgjatur periudhën e krizës së Comos që në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë. Janë pikërisht emilianët ata që e nisën me vrull ndeshjen teksa iu afruan golit të parë që në 20 sekondat e para me Thorstvedt me Ramon që devijoi rrezikun në portën e Comos. Pjesa e parë ishte më e mirë për Sassuolon që në minutën e 42 zhbllokoi ndeshjen me Volpato. Kaluan vetëm dy minuta dhe Sassuolo shënoi edhe golin e dytë këtë radhë me Nzola për rë çuar rezultatin në...
Burimi:
top-channel.tv