Serie A/ Napoli bie edhe kundër Lazios, Interi një hap larg titullit kampion

Serie A/ Napoli bie edhe kundër Lazios, Interi një hap larg titullit kampion

Napoli ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 33-të të Serie A, pasi u mposht 2-0 nga Lazio në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Cancellieri-t. Lazio pati gjithashtu mundësinë të thellonte rezultatin, por Zaccagni humbi një penallti në pjesën e parë, e cila u prit nga portieri Milinković-Savić. Në pjesën e dytë, Napoli nuk arriti të reagojë, ndërsa Basic dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren e miqve. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, skuadra e trajnerit Antonio Conte u shfaq e pasaktë dhe pa ide në fazën sulmuese, duke mos arritur të shfrytëzojë rastet e krijuara. Me këtë humbje,...