Serie A/ Milan dhe Juventus ndahen në paqe, supersfida e San Siros mbyllet me barazim pa gola
Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 34 të Serie A mes Milanit dhe Juventusit, dy skuadra që kanë si objektiv kualifikimin për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Në San Siro dy skuadrat e mbyllën këtë 90 minutësh me barazimin 0-0 duke marrë nga 1 pikë secila që nuk e ndryshon situatën mes tyre. Në pjesën e parë u pa një ndeshje taktike në 30 minutat e para që nuk dhuruan shumë emocione. I pari që tentoi seriozisht ishte Rabiot që u ndal nga Di Gregoria më pas u ndez Juventusi që pa t’i anulohej një gol i Kephren Thuram për pozicion jashtë lojë, ndërkohë që më pas Maignan me kraharor ndali një tentativë të Conceiçaos dhe kështu skuadrat shkuan në pushimin...
Burimi:
top-channel.tv