Serie A/Juventus, fitore e rëndësishme me Bolognan, konfirmon vendin e katërt

Serie A/Juventus, fitore e rëndësishme me Bolognan, konfirmon vendin e katërt

Juventus mori një fitore të rëndësishme këtë fundjavë në Serie A teksa mposhti Bolognan me rezultatin 2-0. Sfida nisi në mënyrë perfekte për Juventusin që  gjeti golin në më pak se 2 minuta me Jonathan David pas një asisti të Kalulu me bardhezinjtë që morën avantazhin në 1-0. Pas këtij goli Juventus pati shanse me Conceiçao dhe David, ndërsa Holm goditi tramverën. Pas pushimit të ndeshjes Zonja e Vjetër gjeti edhe golin e dytë këtë radhë me Kephren Thuram duke e çuar rezultatin në 2-0 që i dha më shumë qetësi skuadrës së Spallettit. Në minutat e mbetura historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më me Juventusin që mbylli këtë sfidë 2-0 me bardhezinjtë që përforcojnë pozitat në vendin e katërt duke iu shkëputur Comos...