Ranieri largohet nga Roma, pritet vetëm njoftimi i familjes Friedkin për ta zyrtarizuar

Ranieri largohet nga Roma, pritet vetëm njoftimi i familjes Friedkin për ta zyrtarizuar

Po punohet për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme nga të dyja palët me 74-vjeçarin që do të largohet. Historia midis Claudio Ranierit dhe Romës praktikisht ka përfunduar. Familja Friedkin pritet të dalë me një njoftim zyrtar në orët në vijim, ku do të bëhet i ditur vendimi i marrë pas shpërthimit të Këshilltarit të Lartë aktual kundër Gasperinit më 16 prill. Deklarata e tij se “tre trajnerë para tij i thanë ‘jo’ Romës” dhe largimi i Ranierit krijuan një përçarje me trajnerin aktual të verdhekuqve. Ky shpërthim publik nuk u pëlqye as nga pronarët amerikanë, të cilët, pas shqyrtimit të rrethanave, zgjodhën ndarjen. Aktualisht, po punohet për një zgjidhje me konsensus, në mënyrë që palët të mos ndahen me tension. Ranieri, i cili u rikthye...