Pochettino te Milani? Trajneri “ndez” merkaton me deklaratën e fundit: “Unë jo, por agjentët e mi…”

Pochettino te Milani? Trajneri “ndez” merkaton me deklaratën e fundit: “Unë jo, por agjentët e mi…”

Mauricio Pochettino ka thyer heshtjen lidhur me zërat që e lidhin atë me stolin e Milanit për sezonin e ardhshëm. Tekniku argjentinas ka dhënë një përgjigje që ka lënë vend për shumë interpretime, duke mos e përjashtuar një kalim të mundshëm në “San Siro”. Emri i Mauricio Pochettinos po qarkullon me të madhe në korridoret e merkatos si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Kuqezinjve. I pyetur së fundmi nëse ka pasur kontakte konkrete me klubin italian, ish-trajneri i Chelsea-t dhe PSG-së ka zgjedhur të luajë “me dy porta”, duke krijuar menjëherë një hipe të madh te tifozët kuqezi. Kur gazetarët e pyetën drejtpërdrejt nëse ishte takuar personalisht me drejtuesit e Milanit, përgjigja e tij ishte një “Jo” e prerë. Megjithatë, skenari ndryshoi...