Një hap larg titullit kampion, si mund të fitojë Interi Scudetto-n që në javën e ardhshme

Një hap larg titullit kampion, si mund të fitojë Interi Scudetto-n që në javën e ardhshme

Interi është shumë pranë fitimit të titullit të Serie A, pas fitores ndaj Cagliarit dhe humbjes së Napoli ndaj Lazios. Aktualisht, skuadra e trajnerit Cristian Chivu kryeson me 78 pikë, 12 më shumë se Napoli dhe 15 më shumë se Milani, duke i mjaftuar vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht Scudetton e 21-të në histori. Skenarët e mundshëm të titullit: Festë në javën e ardhshme (26 prill) Inter mund të shpallet kampion nëse mposht Torinon dhe Napoli nuk arrin të fitojë ndaj Cremonese. Gjithashtu, Milani nuk duhet të fitojë një nga dy ndeshjet e radhës, Juventusin dhe Veronën. Festë në javën e 35-të (2–3 maj) Nëse Inter fiton ndaj Torinos dhe shmang humbjen ndaj Parmës, atëherë titulli mund të sigurohet matematikisht në atë fazë....