Ndeshja e fundit e Leaos për Milanin? Interesi i United dhe sirenat arabe, skenarët e mundshëm për të ardhmen e portugezit
Milan po përgatitet për ndeshjen ndaj Cagliarit, një sfidë që mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e sezonit, ndërsa në klub mbeten ende të hapura çështje të brendshme që pritet të qartësohen javën e ardhshme. Trajneri Massimiliano Allegri ende nuk ka vendosur përfundimisht për repartin ofensiv, ku në balotazh janë disa emra të rëndësishëm. Në sulm, pritet me siguri aktivizimi i Christopher Nkunku, ndërsa vendi tjetër në formacion mund të ndahet mes Rafael Leão, Christian Pulisic ose Santiago Giménez. Vëmendja më e madhe është te e ardhmja e Leãos, i cili po kalon një periudhë me kritika nga tifozët dhe pasiguri për vazhdimin e tij te Milan. Rinovimi i kontratës së tij, që skadon në vitin 2028, është aktualisht i pezulluar, ndërsa mundësia...
Burimi:
top-channel.tv