Napoli-Massimiliano Allegri, shtyhet nënshkrimi i kontratës, trajneri pret paratë nga Milani
Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit, kjo tashmë është e sigurt, por për nënshkrimin e kontratës dhe njoftimin zyrtar duhet pritur edhe për disa ditë. Pasuesi i Antonio Contes, në fakt nuk mund të lidhet ende zyrtarisht më klubin e Aurelio De Laurentiis, pasi është ende një punonjës i Milanit që e shkarkoi atë pas fundit të kampionatit, por që e ka ende në kostot e tij për një vit tjetër duke qenë se kontrata i skadon në 30 qershor të 2027 dhe me një pagë prej 5.5 milionë euro neto. Për t’u çliruar dhe për t’u transferuar te Napoli, Allegri do të duhet të gjejë një marrëveshje me RedBird në bazë të klauzolës që parashikon se pronarët amerikan duhet t’i...
Burimi:
top-channel.tv