Napoli e Lukaku takohen; klima shtensionohet, por sulmuesi kthehet në Belgjikë

Napoli e Lukaku takohen; klima shtensionohet, por sulmuesi kthehet në Belgjikë

Herën e fundit që Romelu Lukaku është parë me fanelën e Napolit ka qenë në 20 mars në ndeshjen me Cagliarin në Sardenjë ku qëndroi në stol për 90 minuta. Tani, saktësisht 1 muaj më vonë të cilin e kaloi në Bruksel për t’u stërvitur me një përgatitës personal, pavarësisht akordeve të ndryshme, sulmuesi belg u rishfaq në qendrën stërvitore të Napolit, Castel Volturno. Lukaku ishte në qytet që të shtunën në mbrëmje, por këtë të hënë zhvilloi një takim me klubin për të mbyllur situatën e tensionuar të krijuar gjatë këtij muaji. Takimi u zhvillua në një klimë të shtensionuar dhe konstruktive dhe me ndjenjën e përgjegjësise dhe në këtë aspekt u gjet një zgjidhje e përshtatshme për të gjitha palët në mënyrë që...