Napoli, Conte i hidhëruar: Pas Parmës nuk kishim më energji…
Ajo e kësaj të shtune e pësuar ndaj Lazios në ‘Maradona Stadium’, ishte një humbje e rëndë për Napolin që shoi çdo shpresë për garën për titull. Antonio Conte foli për median në përfundim të ndeshjes dhe i dukej në fytyrë zhgënjimi për këtë humbje dhe paraqitjen e skuadrës së tij. ‘Flaka u shua? Me siguri nuk kemi bërë një ndeshje të mirë-tha Antonio Conte-shfaqëm pak cilësi, Lazio na priste, u mbyll dhe u rinis. Kishim 70% në zotërimin e topit, por bëmë vetëm 1 gjuajtje në drejtim të portës kundërshtare. Ata u treguan të zotët të mbyllen, kurse ne e patëm të vështirë të gjenim hapësira. Në fillim u duk se kishim pak energji, më pas gjithçka bëhet e vështirë sepse cilësia ulet. Pësuam...
Burimi:
top-channel.tv