Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

Pronarët e “RedBird” kanë një vlerësim maksimal për drejtorin aktual sportiv të Toulouse. Bezhani po projektohet si kandidati kryesor për të marrë frenat e menaxhimit te AC Milan. AC Milan po i afrohet fundit të sezonit, teksa ndodhet në kulmin e garës për një vend në zonën Champions League. Me uljen e siparit të kampionatit, do të jetë koha që klubi të bëjë vlerësimet përfundimtare për të ardhmen dhe strukturën e tij organizative. Skenarët e mundshëm janë të shumtë dhe në zyrat e rëndësishme kanë nisur të qarkullojnë idetë e para. Midis tyre, një mundësi mjaft joshëse që fondi “RedBird” po konsideron për drejtimin sportiv është ajo e Viktor Bezhanit. Ky zhvillim vjen në një moment kur flitet për një rrotacion të madh të profileve...