Milani në kërkim për një trajner, në skenë del edhe ish-tekniku i Chelsea-t
Milani vijon të eksplorojë alternativat për pankinën e skuadrës, ndërsa drejtuesit kuqezi kanë zhvilluar kontakte me disa trajnerë të njohur edhe para humbjes ndaj Cagliarit. Sipas raportimeve të “The Athletic”, mes emrave të kontaktuar nga Milani ka qenë edhe Mauricio Pochettino. Trajneri argjentinas, aktualisht në krye të kombëtares së Shteteve të Bashkuara, ka zhvilluar bisedime me klubin italian në kuadër të kërkimeve për projektin e ri teknik. Pochettino do të drejtojë SHBA-në në Kupën e Botës së ardhshme, turne që do të zhvillohet pikërisht në territorin amerikan. Megjithatë, kontrata e tij me Federatën Amerikane të Futbollit përfundon pas kompeticionit, çka e mban të hapur mundësinë për një rikthim në futbollin e klubeve. Përveç ish-trajnerit të Tottenham, PSG dhe Chelsea, Milani ka pasur kontakte edhe me...
Burimi:
top-channel.tv