Milani mund Genoan, por kualifikimi në Champions vendoset në sfidën e fundit
Milani rikthehet te fitorja në Serie A teksa në javën e parafundit arriti të mposhtë Genoan në Marassi duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për objektivin e tij, kualifikimin në zonën Champions, kualifikim që gjithsesi do të duhet ta vulosë në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit. Në pjesën e parë të sfidës , Genoa u pa dominuese në fushën e lojës në 30 minutat e para kundrejt një Milani që nuk kishte ide loje. Por ne fazat e fundit të këtij fraksioni kuqezinjtë u panë të hyjnë në zonën e Genoas teksa pati edhe ndonjë moment të rrezikshëm, por që gjithsesi ishte shumë pak për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0. Në fillimin...
Burimi:
top-channel.tv