Milani i ri, Ibrahimovic mund të jetë njeriu i fortë, kështu Allegri mund të largohet
‘Duhet të jemi të bashkuar për të mirën e Milanit’-kështu është shprehur Massimiliano Allegri, një deklaratë kjo që nuk ishte e rastësishme me trajnerin toskan që prej kohësh po bën llogaritë me një Milan të përçarë. Prania e më shumë rrymave te Milani nuk është më një mister dhe në fund të sezonit Gerry Cardinale mund të bëjë spastrime. E ardhmja kuqezi e Igli Tares është në rrezik, po kështu, edhe ajo e Giorgio Furlanit me këtë të fundit që është kritikuar ashpër nga grupimet e organizuara të tifozëve të Milanit. Shefi Ekzekutiv aktual i Milanit prej kohësh ka hyrë në kontakte për Tony D’Amico, drejtorin sportiv të Atalantës që është drejt largimit nga klubi bergamask, për të nisur krijimin e një Milani të ri...
Burimi:
top-channel.tv